“Vanilla Ice” është bërë i njohur që me këngën e parë “Ice Ice Baby”, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Tani raportohet se do të realizohet një film biografik të titulluar “To the Extreme” me protagonist aktorin Dave Franco. Projekti do të tregojë jetën e reperit të njohur, nga braktisja e shkollës së mesme, tek shitja e makinave të përdorura dhe deri tek pushtimi i listave botërore me këngën e parë “Ice Ice Baby”. Në ditët në vijim priten detaje të reja rreth këtij projekti.