Një nderim i ndjerë, por si gjithnjë i pasur me magjinë e kinemasë, ai i Festivalit të ardhshëm të Cannes.

Posteri zyrtar i këtij edicioni i dedikohet kineastes belge Agnès Varda, e cila u nda nga jeta muajin e kaluar. Regjisorja shfaqet në sheshxhirimin e “La Pointe Courte”, në vitin 1955, filmi i saj i debutimit, që do të shfaqet në Cannes.

Nuk dihet ende nëse Festivali ka planifikuar projektime apo evente speciale për të kujtuar regjisoren ikonë, por posteri është një homazh i duhur dhe që i përshtatet momentit.