Dua Lipa është shfaqur në kopertinën e numrit më të ri të revistës prestigjioze “Vogue” për të folur për një çështje shumë të rëndësishme sociale, feminizmin.

23-vjeçarja me origjinë shqiptare ka treguar se edhe ajo vetë ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve është feministe por u shpreh se duhet treguar kujdes në mënyrën si e përdorim këtë shprehje.

“Për mua, të jesh feministe nuk do të thotë të urresh meshkujt, përkundrazi. Flasim gjithmonë për heronj meshkuj dhe figura të shquara që e kanë çuar botën përpara. Duhet të kuptojmë se feminizmi kërkon thjeshtë barazi gjinore, sociale dhe ekonomike”.

Dua gjithashtu foli edhe për planet e saj të vitit të ardhshëm dhe sigurisht edhe si këtë vit, nuk do të mungojnë prurjet më të reja muzikore.