Një nga historitë më të rëndësishme dhe në dukje më të injoruar në sagën e “Fast and Furious” po rikthehet përsëri. Shumë fansa kanë kërkuar “drejtuesi për Han” gjatë viteve të shkuara, për fatin e personazhit te interpretuar nga Sung Kang.

Jo vetëm sepse Han vdiq, por se ai u vra nga Deckard Shaw, i interpretuar nga Jason Statham. Tani, Shaw po shfaqet si një hero, gjë që nuk i ka pëlqyer fansave të përkushtuar të filmit. Por, skenaristi i kësaj sage Chris Morgan premtoi se do të ketë drejtësi.

E dua ‘drejtësi për Han’. Sung Kang është një mik i mirë dhe Han është një personazh që e adhuroj. Drejtësia për Han është një borxh. Është diçka që e kemi diskutuar gjatë. Në filmin ‘Hobbs & Shaw’ audienca do të shikojë se drejtësia po vjen…”, deklaroi Morgan.