J.K. Rowling njoftoi se ka përfunduar skenarin e kapitullit të tretë të “Fantastic Beasts”, duke konfirmuar edhe destinacionin ku do të zhvillohen xhirimet, gjatë një seance pyetje-përgjigje me fansat në “Twitter”. Shkrimtarja zbuloi se vendi pritës do të jetë Brazili, më saktë Rio de Janeiro.

Pyetjes se çfarë do të presin fansat nga “Fantastic Beasts 3”, shkrimtarja i ktheu një përgjigje misterioze: “Do të ketë përgjigje”.

Në kapitullin e dytë, pasi i shpëtoi MACUSA-s, Grindelwald nis të rekrutojë ndjekës për ndjekjen e “të mirës superiore”. Planet e magjistarit të errët do të kundërshtohen nga ai që një kohë ishte miku i tij, Albus Silente. Ky i fundit do të ketë nevojë për ndihmën e ish-studentit Newt Scamander, që është përballur në të shkuarën me Grindelwald. Newt do t’u bashkohet sërish Queenie e Tina Goldstein. Rishfaqet edhe babani Jacob.