Kylie Jenner u bë kryeqendra e rrjetit për shkak të këpucëve që bleu në një dyqan luksoz. Ndërkohë që shumë emra të njohur po përpiqen të kontribuojnë e të luten për zjarret në Amazonë, Kylie shpenzon para.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak fansave. As atyre që adhurojnë familjen Kardashian-Jenner.

Kylie publikoi disa imazhe në Instagram duke provuar këpucë të ndryshme. Ndër to, ishte dhe një imazh nga dollapi i saj, për të cilin shkroi: “A kam një problem?”

Tani fansat po e akuzojë se nuk shqetësohet për përhapjen e zjarreve në Amazonë, i cili prodhon 20% të oksigjenit në planet.

22-vjeçarja nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë çështje. Madje ajo vijon të postojë imazhe ku promovon linjën e saj kozmetike.