“Facebook Watch” del nga ishulli i mobile dhe zbarkon edhe në desktop dhe në aplikacionin “Facebook Lite”. Platforma video e rrjetit social, e lançuar rreth tre muaj më parë për smartphone, ka arritur në rreth 400 milionë përdorues në muaj, me pikun në rreth 75 milionë në ditë.

Sipas analistëve të “Facebook”, arsyeja e suksesit është cilësia e produksioneve, të ashtuquajturat “Facebook Originals”. Edhe pse brenda territorit amerikan, “talk show” “Red Table Talk” i Jada Pinkett Smith dhe seriali “Sorry For Your Loss”, i Elizabeth Olson, janë pritur shumë mirë nga kritika dhe nga shikuesit.

Prej popullaritetit të videove, “Facebook” vendosi të fusë dhe reklamat, për të përfituar nga përmbajtjet e veta. “Ad Breaks”, shërbimi i ndërprerjeve publicitare i integruar në video, që deri tani ishte aktiv vetëm në disa shtete, do të lançohet në shkallë globale dhe do të prekë 40 vende në të gjithë botën.