Një aparat që do të mundësojë shikimin vetëm në streaming, si dhe për të bërë telefonata me video. Kjo është ideja mbi të cilën po punon “Facebook”.

Sipas “The Information”, kompania e Mark Zuckerberg u ka propozuar “Disney”, “Netflix”, “Amazon”, “Hbo” e “Hulu” që të përfshijnë përmbajtjet e tyre të streaming në këtë aparat të ri.

Lançimi pritet të bëhet në vjeshtë dhe do të përdoret e njëjta teknologji e shfrytëzuar aktualisht nga “Portal”, një aparaturë “smart” tërësisht e dedikuar për “video call”, që është lançuar nga “Facebook” në vitin 2018.

Aparati i ri pritet të emërtohet “Catalina” dhe mund të ketë edhe një telekomandë.