Disa kompani të mëdha kanë paraqitur modelet 8K nëpër panaire teknologjike, por, sipas analistëve, deri në vitin 2022 do të dominojë ende 4K.

2019-ta është parashikuar si viti i maturimit të 4K HDR dhe që do të shtrojë rrugën për një fazë tranzicioni drejt 8K. “Samsung” dhe “Sony” po mundohen t’i paraprijnë konkurrencës, duke premtuar të parët televizorë 8K.

Për momentin, nuk shihen gjurmë të 8K-së dhe nuk janë parashikuar filma me këtë rezolucion dhe as kanale televizive.

Sipas analistëve të “IHS Markit”, propozimi i përmbajtjeve 4K HDR do të vijojë të rritet, sidomos në Europë. “Parashikojmë hyrjen e kanaleve të reja 4K, edhe në digjitalin tokësor, si dhe rritjen e TV 4K nëpër shtëpi, me 40% deri në vitin 2022”.