Në dhjetor, “Netflix” nuk do t’u dhurojë abonentëve të vet histori me atmosferë krishtlindjeje, por edhe një speciale komedi, të prezantueses televizive amerikane Ellen DeGeneres, e cila rikthehet pas 15 vjetësh në zhanrin “stand-up comedy”.

I regjistruar në “Benaroya Hall”, në Siatëll, Ellen tregon në këtë speciale ndodhi personale nga përditshmëria e saj, përfshirë edhe deklarimin si lesbike në vitet ’90, gjë që i kushtoi anulimin e shfaqjes “Ellen” dhe largimin e detyrueshëm nga bota e televizionit.

“Ellen DeGeneres: Relatable” do të shfaqet në “Netflix”, më 18 dhjetor.