Eliza Dushku është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Peter Palandjian dhe vijon studimet për psikologji në universitetin e Bostonit, por aktorja me origjinë shqiptare deklaroi për “People” se nuk ka hequr dorë nga Hollywood-i.

“Fokusi im tani është i orientuar në disa gjëra që nuk isha me të vërtetë në gjendje të përqendrohesha kur kisha punë në Los Angelos”.

“Nuk e kam lënë aktrimin. Nuk e kam lënë Hollywood-in, por ky është vetëm një aspekt tjetër i jetës sime. Është me të vërtetë e rëndësishme dhe emocionuese për mua”.