Ndonjë fans me fat i “Marvel” mund të fitojë prej pasionit. Një televizion amerikan ofron 1000 dollarë për atë që arrin të përfundojë një maratonë me filma MCU.

Në pritje të daljes së “Avengers: Endgame”, “Cable TV” ka publikuar rregullat e lojës, që duket si një disiplinë e vërtetë sportive. Kush merr pjesë duhet të shikojë pa ndërprerje 20 filma “Marvel”, që nga “Iron Man” i vitit 2008 deri të “Ant-Man and the Wasp” i 2018-s.

Maratona është ndarë në tre faza, secila përmban 6-7 filma në rend kronologjik. Në listë mungon “Captain Marvel“, që aktualisht është duke u dhënë në kinema dhe nuk është i disponueshëm në versionin home video.