“Dplay Plus” është platforma e re streaming on demand e “Discovery”, me abonim, ku përfshihen “Discovery Channel”, “Discovery Science”, “Animal Planet” dhe “ID – Investigation Discovery”.

Mes risive në programacion janë edhe “live streaming” e kanaleve, mijëra orë on demand, katalogë dedikuar titujve kult, ekskluzive botërore, mundësi për të parë program pa reklama.

Platforma krijon edhe mundësinë për të parë programe në modalitet “binge”. Debutimi ofroi mijëra orë përmbajtje on demand të disponueshme për abonentët, që do të kenë një periudhë dyjavore në ofertë.