“Coming to America” do të ketë një vazhdim dhe timonin e drejtimit të këtij projekti kinematografik do ta marrë regjisori Craig Brewer.

Filmi origjinal, i vitit 1988, me regji të John Landis, u shndërrua në një kult ndër vite. Vazhdimi i tij, edhe pse pas kaq shumë vitesh distancë, do të ketë sërish protagonistët kryesorë. Për historinë e filmit ende nuk është zbuluar gjë.

“Coming to America” fliste për princin afrikan të interpretuar nga Eddie Murphy që udhëtoi deri në New York për të gjetur nuse. Në kastin e aktorëve do të jenë edhe Arsenio Hall, James Earl Jones, Shari Headley, John Amos, Eriq La Salle e Louie Anderson.