Më 26 gusht u mbyll turneu triumfues “Divide Tour” i Ed Sheeran. Koncertet nisën në Itali, më saktë në Torino, më 16 mars 2017, dhe vijuan pa pushim për rreth dy vjet e gjysmë, për një total prej 280 datash në të gjithë botën.

Me rastin e performancës finale në Ipswich, Sheeran njoftoi se do të bëjë pak pushime nga aktivitetet “live”.

“Siç e dini, për më shumë se dy vjet kam qenë i angazhuar me “Divide Tour” dhe sot është dita e fundit. Është diçka e bukur dhe e hidhur njëkohësisht. E adhuroj faktin që jeni këtu dhe që po përfundojmë këtë aventurë së bashku në Ipswich. Besoj se ku do të jetë koncerti im i fundit për të paktën 18 muaj”, -tha këngëtari britanik para fansave.