Aktori i “Harry Potter”, Rupert Grint deklaroi se ai nuk e ka idenë se sa para ka, të ardhura prej filmave të famshëm. Sipas medies, bëhet fjalë për rreth 28 milionë dollarë.

30-vjeçari e ka pranuar se e humbi disi arsyen gjatë xhirimeve të filmave, prej famës, dhe se nuk ishte i motivuar nga mënyra e jetës që ndiqte.

Rupert tha për revistën “Radio Times”: “Nuk e kam idenë se sa para kam, as që mund ta marr me mend”.

Grint e mori famën prej rolit të Ron Weasley-t, përkrah Daniel Radcliffe dhe Emma Watson në të gjithë filmat “Harry Potter”.