Lidhjet brenda Marvel Cinematic Universe janë kaq shumë dhe kaq të thella saqë është e vështirë t’i mbash mend të gjitha, por tani vjen konfirmimi nga shefi i Marvel, Kevin Feige: dy personazhe të Marvel Cinematic Universe janë i njëjti person.

Ai është Roger Harrington (Martin Starr), i cili në vitin 2008 është shfaqur në filmin “The Incredible Hulk” në rolin e një studenti që punon në laboratorin kompjuterik në Universitetin Culver. Është po i njëjti në filmin “Spider-Man: Homecoming”, në rolin e trajnerit të ekipit akademik të dekatlonit të Peter Parker.