Në një prej koncerteve të turneut “Farewell Yellow Brick Road Tour” pati dhe një surprizë në skenë, një duet mes Elton John dhe Taron Egerton, aktori që e portretizoi në filmin biografik “Rocketman”.

John dhe Egerton interpretuan në piano një prej këngët më të bukura e të famshme të yllit britanik, “Your Song”.

Sir Elton e ka shprehur shpesh herë nëpër intervista, se Egerton e ka interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme, saqë as ai vetë s’do të dinte ta bënte më mirë dhe se e vlerëson shumë si aktor dhe si njeri.