Dua Lipa poston shpesh foto të vetat kur ka qenë fëmijë, por nuk e priste një reagim të tillë të fansave dhe më në fund foli ndaj akuzave se ka modifikuar fotot e postuara në rrjetet sociale me photoshop.

Këngëtarja me origjinë kosovare postoi sërish një foto të vetën me një buzëkuq në gojë, duke e shoqëruar me një shkrim:

“Njerëzit që thonë se kam zmadhuar buzët në fotot e mia kur kam qenë e vogël s’janë në terezi. S’më besohet që më duhet të mbroj veten”.