Këngëtarja e famshme Dua Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që fiton dy çmime “Grammy”. Dua u shpall fituese në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

23-vjeçarja gjithashtu triumfoi edhe një ndër kategoritë më të mira të ceremonisë, atë të kategorisë “Artisti i ri më i mirë”.

Unë jam një artiste me dy çmime ‘Grammy’ të fituara!!!! Jam e përulur dhe mirënjohëse për këtë moment. Po u dërgoj dashuri shumë fansave të mi, familjes sime, ekipit tim dhe të gjithë artistëve të pabesueshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e bërë vërtetë! FALEMINDERIT!!”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në “Instagram”.