Chris Martin thuhet se ka flirtuar së fundmi me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, në prapaskenat e festivalit “Glastonbury”. Lideri i “Coldplay”, 42 vjeç, mundohej të linte përshtypje të mirë para kengetares së hitit “New Rules”, shkruan “DailyMail”.

Një burim tjetër për “The Sun” tha: “Sapo Chris pa sytë e Duas, ai ishte i ngrirë në vend dhe qëndroi me të përgjatë gjithë mbrëmjes. Ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre – dhe kur ata u drejtuan në bar në zonën Shangri-La, ata ndanë një puthje me njëri-tjetrin”.