Dua Lipa është nga këngëtaret mjaft të dashura shqiptare që ka bërë karrierën e saj në SHBA. Ajo, nuk është e njohur vetëm si një artiste e suksesshme, por edhe për opinionet e saj lidhur me politikën.

Gjatë një interviste për “CNN” një vit më parë, ajo foli rreth Brexit. Dua u shpreh se fakti që ishte nga Kosova, ndikonte në vlerësimin e saj për BE-në.

Këngëtarja tregoi asokohe se ishte kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Sërish, Dua Lipa ka reaguar për situatën politike të vendit, duke i dalë kundër Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson.

Këngëtarja e famshme ka publikuar foton e Johnson-it si shkatërruesi i demokracisë në vend.