Po rikthehet në modë stili goth? Edhe mund të ndodhë, prej Dua Lipës. Këngëtarja me origjinë kosovare postoi një foto në “Instagram”, që mund të ndikojë në këtë drejtim.

Lipa, e veshur tërësisht me të zeza, me një bluzë të gjerë, me fund si kambanë, me çizme me platformë, kishte shkruar në përshkrimin shoqërues të fotos: “Vajza goth në studio”.

Look-u frymëzohet kryesisht nga stili i viteve 2000. Moda po ndikohet gjithnjë e më shumë nga ajo periudhë dhe emo goth ishte ana tjetër e medaljes së popit.

 

View this post on Instagram

 

goth gf in the studio

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on