Dua Lipa është bërë një ndër emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare, me këngë që kanë kryesuar klasifikime e thyer rekorde, si dhe ka marrë çmime të shumta të rëndësishme.

Së fundmi, ajo me babanë e saj, Dukagjin Lipën, ishin në Konferencën Ndërkombëtare të Muzikës Live (ILMC), në pjesën e “Future Forum”.

Këngëtarja me origjinë kosovare, gjithnjë aktive në rrjetet sociale, gjen veten në rrugët e Londëres, postoi në “Insta Story” foton e një makine, ku në targë kishte të shënuar “DUA”.