Dua Lipa dhe Anwar Hadid po e shijojnë më së miri këtë periudhë të parë të lidhjes së tyre dhe përveçse nuk ngurrojnë ta tregojnë në rrjetet sociale nëpërmjet postimeve të shumta së bashku, nuk mungojnë dhe fotot e paparacëve që i kanë kapur në momente intime.

Çifti i të dashuruarve ka shijuar një ditë në plazh në Malibu ku duket se janë argëtuar së tepërmi.