“Disney+” arriti një akord me “Charter Communications”, kompania e dytë më e madhe kabllore në SHBA, për të limituar ndarjen e abonimeve në platformën streaming.

Në njoftimin e përbashkët, “Disney” e “Charter” deklaruan: “Pranuam bashkëpunimin për të ulur piraterinë. Dy kompanitë do të punojnë për të vendosur rregulla dhe teknika të reja, për të përballuar çështje si aksesi i paautorizuar dhe ndarja e fjalëkalimeve”.

Ndarja e llogarisë së abonimit me pagesë është një praktikë tepër e përdorur, për të paguar më pak, gjë që nuk u pëlqen kompanive të sektorit, sidomos “Disney” që ka vendosur të ndryshojë rregullat në këtë drejtim.