Me 1 shtator përfundon procesi i digjitalizimit të sinjaleve televizive në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Së bashku me qarqet ku ky proces ka përfunduar tashmë, në Korçë, Fier dhe Berat mundësohet që 70% e popullsisë të mbulohet nga transmetimet digjitale.

Në lista janë me radhë qarqet e Shkodrës, Dibrës, Lezhës, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Autoriteti i Mediave Audiovizive thotë se brenda pak muajsh ky proces do të përfundojë në të gjitha qarqet e vendit, duke përmbushur kështu një kusht të Bashkimit Europian.

Ndërprerja e transmetimeve analoge krijon më shumë mundësi për përdorimin e frekuencave kombëtare, ndërkohë që cilësia e figurës dhe zërit televiziv është mjaft e lartë.