“DigitAlb” zbulon surprizën e radhës për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen dhe jo vetëm.

Së shpejti, kompania pritet të prezantojë produktin e saj më të ri, investimin në teknologjinë OVER THE TOP, OTT, që e bën “DigitAlb”-in të ngjashëm me platformat online të transmetimit si “Netflix”, “Hulu” etj..

Shumë shpejt e gjithë libraria e përmbajtjeve të “DigitAlb” do të jetë e aksesueshme nga çdo pajisje e lidhur me internetin, Smartphone, Tablet, SmartTV, kompjuter personal etj, duke lënë gjithmonë e më tepër abonentin në kontroll të asaj që sheh.