Nuk dihet shumë për kapitullin e ri të “Die Hard”, por producenti ndezi shpresën te fansat, pasi deklaroi se me akordin Fox-Disney nisja për prodhimin e filmit është e afërt.

Lorenzo di Bonaventura deklaroi: ”Nuk e di akoma se ç’do të ndodhë. Ka shumë mundësi për të marrë dritën jeshile pas akordit Disney-Fox. Mund të them vetëm se atyre u pëlqen skenari”.

Di Bonaventura la të kuptohet se ka shumë mundësi për të nisur së shpejti xhirimet për filmin me protagonist kryesor Bruce Willis.