Më 22 nëntor do të publikohet pjesa e dytë e filmit të animuar “Frozen”. Anna, Elsa dhe Olaf do të rikthehen në ekranet televizive me aventura të reja. Tani janë mësuar edhe disa detaje të reja rreth këtij projekti.

Ngjarjet në “Frozen 2” do të ambientohen tre vite më pas ngjarjeve të kapitullit të parë dhe që do të jetë një evolucion i historisë së “Frozen”.

Ky kapitull i ri do të eksplorojë të kaluarën misterioze të Elsa, e cili në këtë aventurë të re do të detyrohet të kontrollojë fuqitë e saj të jashtëzakonshme për të luftuar një entitet që ne nuk e dimë ende.