Denzel Washington do të jetë protagonisti i “Little Things”, filmi thriller i prodhuar nga “Warner Bros.”. Në qendër të historisë do të jetë Deke (Washington), sherifi i qarkut Kern, i cili bashkon forcat me një detektiv të quajtur Braxter, në ndjekje të një vrasësi serial.

Instinkti i Deke, që e udhëheq atë për të identifikuar detajet e vogla që shpesh kanë kaluar pa u vënë re, provon të jenë jashtëzakonisht të sakta. Por, fakti që ai është i gatshëm të shkojë kundër rregullave shtyn Baxter të përballet me një dilemë të tmerrshme.