Shtëpia ku u xhirua filmi “The Godfather”, (1972), i Francis Ford Coppola, ka dalë shitje, për 1 milion e 370 mijë dollarë. Në vilën në Staten Island, SHBA, pronarët, Elaine e Peter Albert, kanë jetuar prej vitit 1977 dhe e kanë për 195 mijë dollarë.

Hyrja e vilës në film është sfondi i skenës së vrasjes së Carlo Rizzi (Gianni Russo), i mbytur në makinë për hakmarrje nga kunati Michael Corleone.

Shtëpia ndodhet në afërsi të “Todt Hill”, lagjja ku më 13 mars bosi i mafies së familjes Gambino, Francesco Cali, i njohur si “Franky Boy”, u vra përpara shtëpisë së tij. Deri në vitet ’80, Gambino ishte një ndër familjet kriminele më të fuqishme në SHBA, por nisi të humbasë fuqi pasi shumë prej bosëve të saj përfunduan në burg.