Ka lënë një shenjë të pashlyeshme në historinë e muzikës, ka ndikuar në modë dhe e transformoi vdekjen e tij në një vepër arti. Prej 8 janarit, ditën e 72-vjetorit të tij, është i disponueshëm një aplikacion dedikuar David Bowie, që merr shkas nga ekspozita “David Bowie Is”, që nisi në vitin 2013 në “Victoria and Albert Museum”, në Londër, dhe u mbyll pak muaj më parë në “Brooklyn Museum”, në New York, pasi shëtiti në shumë vende të botës.

Zëri narrativ është ai i Gary Oldman, miku i Dukës së Bardhës. “Ishte një privilegj të përfshihesha në këtë projekt. Është fantastike që fansat e tij të kenë mundësi ta shijojnë këtë eksperiencë”, -shpjegoi aktori, që ka luajtur me Bowie në “Basquiat” dhe është shfaqur në një video të albumit “The Next Day”.

Aplikacioni u mundëson fansave të artistit, i cili u nda nga jeta në vitin 2016, të përjetojnë ekspozitën në versionin e saj të realitetit të shtuar.