Dave Bautista nuk ka interes që t’i bashkohet ekskluzivitetit “Fast and Furious”. Kolegu i tij në “Guardians of the Galaxy”, Vin Diesel po bën namin në arkëtime që nga viti 2001 dhe për momentin ka nisur xhirimet e “Fast 9”.

Këto filma në total kanë arkëtuar mbi 5 miliardë dollarë gjatë viteve dhe është produksioni më i madh i të gjitha kohërave i “Universal Pictures”. Dwayne Johnson dhe Jason Statham po përgatiten që të “lirojnë nga litarët” të parin spin-off “Hobbs & Shaw”, në muajin gusht.

Me gjithë këtë sukses, mund të mendohet se shumica e aktorëve nuk do ta humbisni mundësinë që të ishin pjesë e kësaj sage. Megjithatë, Dave Bautista nuk është njëri prej tyre.

I pyetur në mediet sociale për t’iu bashkuar ish-yjeve të WWE Dwayne Johnson dhe John Cena në “Fast and Furious”, ai tha: “Faleminderit për konsideratën…do të preferoja të bëja filma të mirë. Më bën që të vjellë”.