Dave Bautista deklaroi se nuk dëshiron që të krahasohet me Dwayne ‘The Rock’ Johnson dhe John Cena, duke nënvizuar se situata është shumë e ndryshme.

Mos më krahasoni me The Rock ose John Cena. Këta djem janë wrestler që janë bërë yje të kinemasë. Unë jam diçka ndryshe. Unë isha një wrestler. Tani jam një aktor”, deklaroi ylli i “Guardians of the Galaxy”.

Ka diçka te The Rock që e bën atë special. Nuk mund ta mohoj. E konsideroj një aktor të madh? Absolutisht, jo. Unë dua role të mira. Dua të interpretoj në filmin ‘Dune’. Dua të punoj me Denis Villeneuve, Sam Mendes dhe Jodie Foster. Nuk më intereson ‘Fast and Furious’ apo ‘Bumblebee’…Dua të punoj me fitues të çmimeve “Oscar”. Dua këtë respekt”, vijoi me tej Bautista.