Stilisti Marc Jacobs u martua me partnerin e tij Charly Defrancesco, me të cilin janë lidhur në vitin 2015, dhe organizuan një super festë me super të ftuar VIP, e mbushur plot me modele is Naomi Campbell, Emily Ratajkowski, motrat Hadid, Kate Moss e Kaia Gerber, që të jepte përshtypjen sikur ishte një javë mode. Por, nuk munguan as personazhe të tjerë të njohur të ekranit, si këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora.