Filmi i ardhshëm i Dario Argento do të jetë me seri dhe për televizionin. Mjeshtri i horrorit po punon për një serial.

Ishte vetë regjisori që e dha lajmin gjatë një interviste radiofonike: “Po punoj me skenaristët dhe nuk duhet shumë për finalizimin. Jam i lumtur për rezultatin. Do të jetë një film me seri, për televizionin, i përbërë nga 8 episode”.

Ende nuk dihet gjë për projektin, por pyetjes se ku do të transmetohet filmi me seri, Dario Argento iu përgjigj: “Në “Netflix”, ose “Amazon” në fund të vitit të ardhshëm”.