Pas tre filmimeve të shpërndara ditët e fundit, “Warner Bros” publikoi një spot 30 sekondash për “It – Chapter 2”, që shfaq edhe disa risi.

Spoti tregon disa skena të papublikuara më parë të klounit në aksion, si dhe një takim më i detajuar i Beverly-t (Jessica Chastain) me formën njerëzore të Pennywise, interpretuar nga Bill Skarsgard.

“It 2” pritet të dalë në kinema më 6 shtator, me një kohëzgjatje prej 2 orësh e 45 minutash, gjysmë orë më shumë se i pari.

Regjisori Andy Muschietti tha se shumica e të rinjve në film janë rinuar në mënyrë digjitale.