Boksieri Conor McGregor është nën hetim në Irlandë, pasi një grua e akuzon për një sulm seksual, të ndodhur sipas saj në dhjetor.

Akuzuesja është një vajzë në të njëzetat e saj që pretendon se ishte me miq në Dublin para se të përfundonte në hotelin “Beacon”. Ajo thuhet se shkoi në polici dhe e paraqiti rastin dhe pastaj u dërgua në një spital pranë, ku edhe u trajtua pas sulmit.

Në të njëjtën ditë kur hetimi u raportua, Conor njoftoi tërheqjen e tij, por një përfaqësues i tij tha se nuk ishte i lidhur me hetimin.

“Kjo histori ka qarkulluar për disa kohë dhe është e paqartë se pse po raportohet tani. Supozimi se njoftimi i tërheqjes së Conor është i lidhur me këtë rast, është absolutisht i rremë”, -tha një burim për “Neë York Times”.