Këngëtarja amerikane, me performancën e saj, mbylli një prej eventeve muzikore më të rëndësishme, “Coachella Valley Music and Arts Festival”, që zhvillohet çdo vit në Indio, në Kaliforni. Ariana Grande sfidoi Beyonce një vit më parë dhe fansat e saj e pagëzuan menjëherë në rrjetet sociale me hashtagun #Arichella. Ylli i popit bëri për vete publikun me një skenografi spektakolare, ku nuk mungoi as fotoja e Vrimës së Zezë. Kishte disa të ftuar në skenë, mes tyre edhe grupi i djemve të viteve ‘90 “’N Sync”.