“CNN” lançoi një aplikacion të realitetit të shtuar në kufjet për streaming live dhe në përmbajtjet on-demand.

Aplikacioni përdor kuadrin e ekraneve Magic Leap (që sjell video lineare 2D në ekranet televizive virtuale) dhe autenticitetin e “TV Everywhere”, që do të thotë se përdoruesit mund të identifikohen me kredencialet e tyre të paguara.

“Magic Leap” bëri të ditur se “CNN” pritet të lançojë së shpejti veçori të tjera, që do të tregojnë më shumë përfshirje për shikuesit, për t’u ofruar më shumë mundësi për të eksploruar, eksperimentuar dhe angazhuar me forma më të përshtatshme narracioni.