David e Victoria Beckham nuk kanë gjak blu, por tashmë janë aq të pasur dhe të famshëm saqë mund të konsiderohen në të njëjtin rang me mbretërorët britanikë.

Kaq fisnikë e snob, sipas opinionit publik, saqë shtëpia e tyre në Hertfordshire, që quhet “Rowneybury House”, është pagëzuar si Beckingham Palace.

Çifti Beckham festoi 20-vjetorin e martesës dhe si dhuratë i bënë vetes një xhiro në pallatin e Versajës, një ëndërr e realizuar për Victoria-n që e dëshironte prej kohësh.

Bekamët kaluan një ditë mes sallave të dekoruara dhe kopshteve të “château” franceze, me shampanjë “Plenitude P2 Vintage Dom Perignon”, rreth 900 euro shishja, dhe fotove mahnitëse.

Por, sa ka kushtuar vizita ekskluzive? Sipas faqes zyrtare të “Versailles”, flitet për paketa turi privat duke nisur nga 1000 euro, duke përfshirë kërkesat e klientëve, me çmime shtesë dhe padyshim që për çiftin ka kushtuar më shumë.

Për në darkë, David e Victoria prenotuan në një restorant luksoz, ku një darkë me shefin Guy Savoy kushton nga 8500 euro e lart.