Batman nuk do të ketë më fytyrën e Ben Affleck, i cili ka dhënë zyrtarisht lamtumirën nga DC. Ylli i “Guardians of the Galaxy” Chris Pratt është shumë i surprizuar se ai është një nga pretendentët për të marrë rolin e Batman-it në filmin e ri të Matt Reeves.

Kur Pratt mësoi për mundësitë e mira që kishte nga “MTV News”, ai u surprizua shumë duke thënë:”Nuk e dija këtë. Zëri im i shkon personazhit të Batman-it. Por, aktori i famshëm nuk u shpreh se nëse do t’i ofrohej roli do të pranonte ose jo.