Mbyllen zyrtarisht xhirimet e “Charlie’s Angels” dhe njoftimin për këtë e bëri aktorja Naomi Scott, që luan si protagoniste në krah të Kristen Stewart dhe Ella Balinska. “Sony Pictures”i dha dritën jeshile fillimit të xhirimeve në muajin shtator dhe regjinë ia besoi Elizabeth Banks.

Elizabeth ka premtuar se do t’i japë jetë filmit të ri të “Charlie’s Angels”, që do të mund të krahasohet in edhe me suksesin e prodhimit të parë në vitet ‘70.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kristen Stewart rrëfeu se filmi do të përfshijë një rrjet të tërë “engjëjsh” në të gjithë botën, jo thjesht tr agjentet e zakonshme.

Deri më tani nuk janë shpërndarë ende imazhe zyrtare të tre protagonisteve Naomi Scott, Kristen Stewart dhe Ella Balinska.

“Sony Pictures” shpërndau në “Twitter” posterin e parë të filmit, që do të vijë pas thuajse një viti në ekranin e madh, më 1 nëntor 2019.