Vëllezërit regjisorë Anthony e Joe Russo deklaruan se skena finale e “Avengers: Endgame” nuk përfaqëson takimin e fundit me Captain America.

Personazhi i interpretuar nga Chris Evans në minutat e fundit të filmit u bë protagonist i një udhëtimi epik në kohë, për të rikthyer të gjitha stolitë e vjedhura nga Infiniti, për të vendosur më pas, menjëherë pas përfundimit të misionit, për të qëndruar në vitet ’50 dhe të shijonte jetën së bashku me dashurinë e tij, Peggy Carter.

Për regjisorët, historia e atij udhëtimi nuk gjeti hapësirë brenda “Endgame”, por gjithsesi do të tregohet.

“Lidhur me udhëtimin në kohë që futëm në film, ka një aventurë të madhe për të treguar, një aventurë të munguar. Gjëja e bukur e “Marvel Cinematic Universe” është se nëse diçka nuk tregohet, ka mundësi për të gjetur një hapësirë narrative në një produksion të ardhshëm”.