Grupi korean “BTS” dhe këngëtarja amerikane Halsey kanë bërë historinë me këngën e tyre të re “Boy With Luv”.

Në vetëm 24 orë nga lançimi, kënga është klikuar mbi 56 milionë herë në “Youtube”, duke arritur dhe një rekord si më e shikuara në këtë hark kohor në historinë e kësaj platforme.

Ndërsa pas rreth dy ditë nga publikimi videoklipi regjistron mbi 131 milionë klikime.