BBC është gati të lëvizë një numër të kanaleve të saj komerciale në Holandë, nëse rezultati i bisedimeve aktuale të Brexit e bën të nevojshme.

Në parlament, lëvizjet vazhdojnë për të parandaluar një “No Deal Brexit”, data e fundit për një dalje të tillë është më 12 prill.

Duke cituar burime të njohura me këtë çështje, Bloomberg tha se licencat e mbajtura nga ana e BBC Studios do të ishin të nevojshme për të siguruar qasje të vazhdueshme në Europën kontinentale për kanalet BBC Brit, BBC Earth, BBC Entertainment, BBC First dhe BBC Lifestyle.