Në edicionin e 76 të Festivalit të Filmit në Venecia, ishte dita e yjeve hollivudiane. Protagonistë ishin Brad Pitt dhe Scarlett Johansson, të pritur nga fansa që i prisnin prej orësh, pavarësisht të nxehtit.

Plot buzëqeshje dhe dukshëm i kënaqur, Brad Pitt, astronaut protagonist i ‘Ad Astra’ të James Gray pranoi se kjo ka qenë ndoshta puna më e vështirë e jetës së tij, një film delikat, një sfidë e vërtetë.

Bëhet fjalë për historinë e një astronauti mes një babai dhe një djali që përpiqen të ruajnë ekuilibrin e duhur në mënyrë delikate.