Rami Malek deklaroi gjatë një interviste se mund të jetë personazhi negativ në filmin e ardhshëm “James Bond” dhe theksoi se duhet ta mbajë gojën mbyllur në këtë drejtim.

Ylli i “Bohemian Rhapsody” ngriti dyshime për të ndjekur gjurmët e Javier Bardem, Robert Davi e Robert Carlyle, kur u pyet nëse do ta merrte në konsideratë rolin.

“Duhet të jetë bukur të interpretosh një personazh negativ, një tjetër rol ëndrrash për mua”.

Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i Malek. “Variety” pati shkruar në dhjetor se drejtuesit e filmit ishin entuziastë për të marrë në kastin e aktorëve edhe protagonistin e “Mr Robot”, në krah të Daniel Craig.