Blerim Destani është në kulmin e karrierës së tij kinematografike. Pas filmit “The Poison Rose”, ku ai luajti me yje të tillë si Morgan Freeman dhe John Travolta, aktori nga Tetova vjen me një film të ri, po përkrahë yjeve të mëdhenj të Hollywood-it.

38-vjeçari do të jetë pjesë e filmit “The Comeback Trail”, së bashku me Tommy Lee Jones dhe Robert De Niro. Me këtë të fundit Destani publikoi një foto në rrjetet sociale: “Duke punuar me legjendën e gjallë Robert De Niro”, shkroi ai.

Filmi ka të bëjë me dy producentë filmash, të cilët i kanë borxh një mafiozi, ku më parë i kishin marrë të holla sa as vetë nuk e kanë imagjinuar dhe përpiqen të shpëtojnë veten.